Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua e vdekur dhe një burrë i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur e një burrë është plagosur me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi ka konfirmuar për KOHËN se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, kur Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri.

Në përgjigje thuhet se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarri.

“Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima, grua në moshë madhore, ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të rastit janë duke vazhduar.