Një grua ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Rasti ka ndodhur më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20, kur Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarri.
Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima, grua në moshë madhore, ka ndërruar jetë.
also
A woman loses her life in a car accident on the "Ibrahim Rugova" highway
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të rastit janë duke vazhduar.