KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Обвинителство: Осомничен за убиството на бремена жена во Малишева е нејзиниот сопруг

Основното обвинителство во akаковица

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes e gruas në Malishevë, është bashkëshorti i saj, i cili ka mbetur i plagosur.

Ka njoftuar se sipas të dhënave fillestare një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK.

 Ndërkaq, i dyshuari personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

 "Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi”, thuhet në njoftim.

Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.

Прочитајте други ажурирања
Полициски бар

Бремена жена почина откако беше застрелана во Малишева, мажот е во тешка состојба

(Tekst i përditësuar) - Një grua shtatëzënë 34-javëshe ka vdekur e një burrë është plagosur, pas...