Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet

Policia e Kosoves

Një grua, shtetase e Kosovës, është gjetur e vdekur mëngjesin e 9 shtatorit në Leposaviq.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 07:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshuar” dhe është duke u hetuar.