Policia e Kosovës është duke hetuar dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur të mërkurën.
Një grua është raportuar se është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Fushë-Kosovë.
“Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë që një grua tjetër thuhet se është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Në të dy rastet me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Gjendet e vdekur një grua në Fushë-Kosovë
-
Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë