Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një burrë në Leposaviq, u dërgua QKMF në gjendje të rëndë

Policia

Një burrë ka vdekur të dielën në rrugën magjistrale Leposaviq-Banjskë.

Sipas njoftimit viktima në gjendje të rëndë ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq për trajtim.

Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. 

Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.