Një burrë ka vdekur të dielën në rrugën magjistrale Leposaviq-Banjskë.
Sipas njoftimit viktima në gjendje të rëndë ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq për trajtim.
Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.