Një grua e moshuar ka vdekur të mërkurën në Podujevë pasi ka pësuar sulm në zemër.
Shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka thënë për KOHËN se viktima ishte ndjekur nga qentë.
Sipas Beqirit, viktima është rianimuar, por ka vdekur pas gjysmë ore.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia. Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë ai.
Ndërkohë në stacionin policor të Podujevës për këtë është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.
“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t'i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës [femër] me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Podujevë
-
Gruaja sulmohet nga qentë e së bijës e më pas vdes – vajza mbante mbi 50 qen në shtëpi
-
Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin