Ekipi i Shpëtuesve të Kafshëve në Massachusetts të SHBA-së tha se një familje që shpëtoi një “qenush të humbur”, i doli të ishte një kojotë e vogël.
Siç shkruan “Upi” të enjten, kafsha po ecte në rrugë e përhumbur, e kur familja e mori në shtëpi, e konsideroi sikur të ishte qen. Kështu nuk doli kur në trajtim e mori ekipi, që këlyshi u identifikua si kojotë. Ai u dërgua në qendrën ku po trajtohet edhe një kojotë tjetër, e kur të rriten do të lëshohet në natyrë.
Kojota është kafshë e rrallë, që jeton në veri të Amerikës. Ka ngjashmëri të dukshme me ujkun, mirëpo besohet se është më e aftë në gjah.
Artikuj të ngjashëm
-
Kafsha “misterioze” në SHBA rezulton të jetë kojotë
-
Shpëtohet këlyshi që kishte rënë në një tub të ngushtë të kanalizimit
-
Kafsha misterioze kapet në Teksas, dalin pamjet
-
Qen apo kojotë, autoritetet amerikane në hall – kërkojnë test të ADN-së për kafshën “e pazakontë”
-
Familja amerikane gjen kojotën në shtëpi, njofton Policinë