Kuriozitet

Shpëtohet këlyshi që kishte rënë në një tub të ngushtë të kanalizimit

Ekipet e ujësjellësit në Teksas kanë shpëtuar një qenush që ra në një kanalizim dhe mbeti i bllokuar në një tub në Teksas.

Ekipet thanë se iu përgjigjën thirrjes të mërkurën mbrëma kur tre këlyshë ranë në kanalizim në rrugën Brunswick në anën jugore të qytetit të San Antonios.

Zjarrfikësit ishin në gjendje të tërhiqnin dy nga këlyshët të sigurt, por i treti u bllokua në një tub duke ua bërë të vështirë tërheqjen e tij.

Ekuipazhet e SAWS përdorën një kamerë për të gjetur qenushin dhe për ta shtyrë atë për pak metra në mënyrë që ta kishin më të lehtë tërheqjen e tij.

Këlyshi, i quajtur Pipa nga shpëtimtarët, u dërgua në Shërbimet e Kujdesit të Kafshëve në San Antonio.