Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?

Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?

Qeni me emrin Kali është i bukur për t’u parë dhe sillet mirë. Ai është i racës “Labrador Retriever”, shkruan Reuters të shtunën, dhe nuk e frikëson askënd. 

Detyra e Kalit ka qenë e qartë, të mos e lejojë asnjë person të hyjë me mjete shpërthyese, tymosëse, armë apo ndonjë rrezik tjetër që ka mundur të shfaqet në Kupën e Botës. 

Dhe numri i qenve të aftë si Kali në këtë Kupë të Botës ka qenë shumë i madh, në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Afro 1 mijë qen kanë qenë të punësuar për të ofruar siguri në Kupën e Botës. 

Dhe në Kanada, Meksikë dhe SHBA, organizatorët kanë thënë se ua kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë punën, në 16 qytetet ku është zhvilluar Botërori 2026.