Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Infantino, presidenti i udhëtimeve

Infanito

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka qenë prej njerëzve më të zënë në këtë Kupë të Botës. Të paktën sa u takon udhëtimeve. 

Ai ka bërë afro 97 mijë kilometra për t’i parë ndeshjet e Botërorit nga afër. 

Kupa e Botës u organizua në 16 qytete në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar të dielën se Infantino ka bërë 115 orë udhëtime me aeroplanë për këtë turne. 

Ai e ka shikuar të paktën një ndeshje në të gjitha 16 stadiumet ku është zhvilluar Botërori. 

Edhe Infantino i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë e suksesshme Futboll Infantino i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë e suksesshme

Stadiumi i Miamit “Hard Rock”, ka qenë më i frekuentuari nga Infantino, pasi aty Presidenti i FIFA-s ka përcjellë pesë ndeshje.

Organizata të ndryshme kanë kritikuar për shkak të udhëtimit të shumtë.