Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Infantino i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë e suksesshme

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, beson se pavarësisht debateve të fundit rreth bojkotit, Kupa e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të jetë një sukses i madh.

“Kupa e Botës duhet të jetë dhe do të jetë një simbol i unitetit dhe solidaritetit”, tha presidenti i FIFA-s në fjalimin e tij në Kongresin e UEFA-s në Bruksel. Sipas tij, turneu do të zhvillohet në një “atmosferë paqësore dhe gëzimi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin e tij, Infantino nuk e përmendi me emër presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Ne jetojmë në një botë të ndarë, një botë agresive, në të cilën ka shumë gjëra me të cilat nuk pajtohemi”, tha Infantino, sipas agjencisë DPA.

Megjithatë, ai pret një ngjarje që do ta bashkojë botën në paqe dhe gëzim. Turneu do të mbahet për herë të parë me 48 ekipe nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Kosova synon paraqitjen historike në Botëror.

Më 26 mars luan kundër Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit. Ndeshja luhet në Bratislavë.