Policia në Oklahoma u ftua në një çerdhe publike, me dyshimin se një ujk po qëndronte brenda oborrit të këtij institucioni.
Faqja “Upi” shkroi të mërkurën se autoritetet iu përgjigjen ftesës së stafit dhe në çerdhe hasën ujkun, që ishte i përzier me një racë qeni.
Kafsha ishte gjysmë ujk, por që nuk pati shenja agresiviteti. Policia e largoi nga çerdhja, për t’ia kthyer pronarit që kishte ditë qe e kërkonte. Ishte i racës Alaskan Malamute.
Qeni-ujk është përzierje e njohur shkencore.
Studimet thonë se nuk është i rrezikshëm, pos në raste të veçanta. Ai quhet ndryshe edhe si ujku gri, dhe është i krijuar nga çiftëzimi mes qenit shtëpiak (canis familiaris) dhe ujkut (canis lupus).
Artikuj të ngjashëm
-
Qen apo kojotë, autoritetet amerikane në hall – kërkojnë test të ADN-së për kafshën “e pazakontë”
-
Familja amerikane gjen kojotën në shtëpi, njofton Policinë
-
Bëhet virale 31-vjeçarja që adoptoi ujkun gri
-
Ariu në Florida gati sa s’përfundoi në veturën e policisë
-
Kopshti zoologjik në SHBA del me një kërkesë të çuditshme për publikun