Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bëhet virale 31-vjeçarja që adoptoi ujkun gri

Ka shumë rrëfime të njerëzve që aksidentalisht çuan në shtëpi kafshë të egra, duke i ngatërruar me këlyshë qeni.

Por një ruse u shpreh e lumtur që në vend te qenit, mori me vetëdije një ujk dhe e dërgoi në familjen e saj, shkruan “Mirror” të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alida Nasyrova, deklaroi se mori vendim për të adoptuar një ujk gri dy vjet më parë, ndërsa me të, është shumë e lumtur.

“Doja të kisha një kafshë, por jo qen, kështu që nisa të kërkoja. Ishte proces i gjatë adoptimi i Kirës (emri i kafshës v.j.), sepse ne nuk kemi ekspertë kompetentë për ujqër”, deklaroi 31-vjeçarja.

Ajo shtoi se ujkun e adoptoi nga një qendër strehimi e qenve, duke shtuar se kafsha, ndonëse në fillim ishte e egër, u zbut shpejt.

“Mendoj se ajo që njerëzit u kanë bërë qenve është e papranueshme. Ata kanë ndërhyrë në ADN, mbarështim dhe ‘standarde të bukurisë’. Unë nuk dua të jem pjesë e saj", tha Alida.

31-vjeçarja shtoi se babai i saj nuk u nda i kënaqur me vendimin.

Ujku gri, i njohur si qeni-ujk, është i krijuar nga çiftëzimi mes qenit shtëpiak (canis familiaris) e ujkut gri (canis lupus).