Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Njihuni me qenushen e re të Rita Orës e quajtur Honey

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se e ka adoptuar një qen nga një qendër e shpëtimit të kafshëve.

Pop ylli e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta prezantuar qenushen e re të quajtur, Honey, të cilën e përshkroi si beben e saj të vogël.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

31-vjeçarja e famshme i ka ndjekë hapat e kolegeve të saj, Dua Lipa dhe Ariana Grande, duke u përfshirë në fushatën “adopto mos blej” dhe kështu ka vendosur ta adoptojë qenin e saj nga qendra, “Labelle Foundation”, raportoi të hënën “Mail Online”.

Lajmi i bukur i Orës vjen pak ditë pasi arriti marrëveshje 5 milionë dollarëshe me markën e modës, “Prada”, duke u bërë fytyra e re reklamuese e kësaj kompanie.

Edhe Rita Ora publikon këngën e re Showbiz Rita Ora publikon këngën e re

Shtëpia luksoze italiane ka histori të gjatë partneriteti me personalitete të famshme.

Aktualisht, kohën më të madhe këngëtarja po e kalon në studio incizuese duke punuar në realizimin e albumit të tretë muzikor.