Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një video ku dëgjohet kënga e këngëtares kosovare, Tayna.
Në videon e krijuar nga ndjekësit, Ora shihet duke buzëqeshur veshur me një fustan lëkure të zi me vijëzime të kuqe ndërkohë që në prapavijë kënga e Taynas.
VIDEO: Instagram
Kënga “Si ai”, që këndohet nga këngëtarja kosovare, shoqëronte yllin botëror ndërsa ajo ecte në tepihun e kuq teksa përshëndeste me dorë ndjekësit dhe pozonte për fotografët gjatë një ngjarjeje.
Nëna e Rita Orës, Vera, e ka etiketuar Taynan, e cila e ka shpërndarë videon.
Kjo nuk është hera e parë që kënga në fjalë, u dëgjua në videot e yjeve botërore të krijuara nga adhuruesit.
Edhe
Ylli i Hollywoodit ndan video ku dëgjohet kënga e Taynas
Edhe ylli televiziv, Kylie Jenner, muaj më parë, pati ndarë një video ku shihej duke ecur “e shoqëruar” nga kënga në fjalë.
Kjo këngë është dëgjuar edhe InstaStoryt e futbollistit Neymar Jr..
Hiti shijon famë botërore, kryesisht përmes ripërpunimeve. E një prej më të famshmëve ishte ai nga DJ i famshëm turk, Mahmut Orhan, i cili ditë më parë mbajti koncert në Tiranë.