Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Putini merr traktor për ditëlindjen e 70-të

Traktori është një nga dhuratat më të çuditshme për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ditëlindjen e 70-të.

Aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, ishte ai që ia dhuroi traktorin. Lukashenko e konfirmoi lajmin gjatë vizitës së homologut të tij në St. Petersburg.

Të premten, aleatët e tij i kanë bërë dhurata e thurur lavde, për liderin e Rusisë, që funksionoi herë si president e herë si kryeministër, për më shumë se dy dekada.

Lukashenko, që njihet si “diktatori i fundit” që është në fuqi edhe më gjatë se lideri rus (që nga viti 1994), dhe administrata e tij cilit po përballet me sanksione për shkak të përkrahjes së pushtimit rus të Ukrainës, shkoi në St. Petersburg me një certifikatë për automjetin e prodhuar në Bjellorusi.

“Minsk Tractor Works” është ikona e industrisë bjelloruse.

S’dihet si reagoi Putini për dhuratën e madhe, por ai u përball edhe me shumë pjepra e shalqinj si dhurata nga presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Edhe Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot” Botë 2 j. më parë Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot”

Për dallim nga dhuratat e aleatëve, në Perëndim Putini për ditëlindje u përmend si “kriminel lufte që po përpiqet të shkatërrojë shtet tjetër, ndërsa po e shkatërron edhe shtetin e tij”.