Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshime për gjendje të rënduar shëndetësore të Lukashenkos

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka humbur një festë të madhe shtetërore, duke nxitur më tej spekulimet për shëndetin e tij.

Presidenti autokratik, 68-vjeçar, zakonisht flet publikisht në ngjarjen vjetore të Ditës së Flamurit, Stemës dhe Himnit Kombëtar, por kryeministri lexoi një mesazh në emër të tij të dielën.

Javën e kaluar, Lukashenko u largua nga Moska menjëherë pas paradës së Ditës së Fitores, duke lënë pas drekën me presidentin, Vladimir Putini.

Lukashenko dukej dukshëm i lodhur dhe dora e tij e djathtë ishte e fashuar.

Ai u pa për herë të fundit në publik duke vendosur lule në kryeqytetin Minsk gjatë festimeve të Ditës së Fitores së Bjellorusisë më 9 maj, disa orë pas kthimit nga kryeqyteti rus.

Edhe Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos Botë Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos

Një kanal në Telegram i opozitës raportoi se Lukashenko vizitoi një qendër mjekësore presidenciale jashtë Minskut të shtunën mbrëma, por ky informacion nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Zyra e Lukashenkos deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje.

I përshkruar shpesh në Perëndim si diktatori i fundit i Evropës, Lukashenko ka sunduar Bjellorusinë që nga viti 1994, duke shtypur çdo mospajtim.

Në vitin 2020, ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, të cilat u denoncuan nga opozita si mashtrim.

Mijëra njerëz më vonë u arrestuan dhe u rrahën brutalisht nga agjentët e policisë dhe shërbimit të sigurimit të KGB-së gjatë protestave masive antiqeveritare që tronditën vendin.

Edhe Mediat raportojnë se Lukashenko është dërguar në spital në gjendje të rëndë Botë Mediat raportojnë se Lukashenko është dërguar në spital në gjendje të rëndë

Megjithatë, Lukashenko arriti të qëndrojë në pushtet, i mbështetur nga Rusia.

Vitin e kaluar, ai mbështeti pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga presidenti Putin, duke e ofruar Bjellorusinë si pikënisje për trupat ruse për të kaluar në Ukrainë dhe duke lejuar avionët luftarakë rusë të kryejnë sulme nga toka bjelloruse.