Silvio Berlusconi dyshohet se ka thënë se Vladimir Putini i ka dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij pas “rivendosjes” së marrëdhënieve me presidentin rus.
Berlusconi mbushi 86 vjeç më 29 shtator, katër ditë pasi një koalicion përfshirë partinë e tij “Forza Italia” fitoi zgjedhjet e përgjithshme.
Ish-kryeministri i Italisë, një mik i vjetër i Putinit, raportohet se i ka thënë deputetëve të partisë gjatë një mbledhje në Romë se dërgesa me vodka ishte shoqëruar me “një letër të ëmbël”.
“Forza Italia” mohoi se ai ka bërë këto komente, por një audio e publikuar nga agjencia e lajmeve “La Presse” ka sugjeruar të kundërtën.
Në audio është dëgjuar Berlusconi tek thotë se ia ktheu gjestin Putinit duke i dërguar shishe vere Lambrusco.
Edhe
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
“Ministrat rusë kanë thënë në disa raste se ne jemi në luftë me ta, sepse po i ofrojmë armë dhe donacione Ukrainës”, tha Berlusconi.
“Nuk mund ta jap mendimin tim personal sepse nëse u thuhet mediave do të jetë shkatërruese, por unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Kam rikthyer marrëdhëniet me presidentin Putin, pak. E kam njohur si njeri paqësor dhe të ndjeshëm”.