Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Berlusconi ka leukemi

Politikani italian Silvio Berlusconi (86 vjeç) është vendosur në repartin e terapisë intensive pasi shëndeti iu komplikua kur mbërriti në spital të mërkurën dhe është diagnostikuar me një formë të leukemisë, shkruajnë mediat italiane.

Sipas Corriera della Sera, Berlusconi ka kaluar një nga netët më të vështira në spital dhe fakti që të gjithë familjarët e tij janë mbledhur brenda pak orësh në spital tregon se gjendja e tij është e rëndë.

“Lideri i partisë Forza Italia u shtrua në terapi intensive, por nuk u intubua”, shkruan gazeta.

Gjithashtu, mediat përshkruan se si situata filloi të ndërlikohej dhjetë ditë më parë.

“Sapo hyri në spital, u ngrit dyshimi se gjendja mund të ishte më e rëndë se sa është. Ai u diagnostikua me pneumoni. Duke qenë se Berlusconi vuan edhe nga një çrregullim i rëndë i gjakut, dhimbjet që e mundojnë dhe pneumonia në ditët e fundit përfaqësojnë në fakt komplikacione të cilat mund të dobësojnë më tej shëndetin e tij”, shkruan Corriere.

Për gjendjen e Berlusconit ka folur edhe vëllai i tij, Paolo.

Edhe Selektori rumun shtrihet në spital pasi humbi ndjenjat gjatë stërvitjes Futboll 3 muaj më parë Selektori rumun shtrihet në spital pasi humbi ndjenjat gjatë stërvitjes

"Ai aktualisht është i qëndrueshëm. Silvio është si një shkëmb, do t'ia dalë edhe kësaj radhe. Jemi optimistë", ka thënë Paolo.

Gjithashtu, mesazhe mbështetjeje për Silvio Berlusconin kanë dërguar politikanë të shumtë, si dhe përfaqësues të Monzas, klubit të futbollit të menaxhuar nga Berlusconi.

“Një përshëndetje i dashur president, nga familja e madhe bardhekuq”, thanë ata.