Një zëdhënës amerikan është tallur me dhuratën e presidentit rus, Vladimir Putin, për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, teksa ka akuzuar Moskën për shkelje të rezolutave të OKB-së.
Koreja e Veriut të martën ka thënë se Kimit iu dha një veturë e prodhuar nga Rusia si dhuratë nga Putini.
Zëdhënësi i Kremlinit më vonë e konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një veturë luksoze e tipit të përdorur edhe nga Putini.
I pyetur për këtë dhuratë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, u tha gazetarëve, “në fakt, sinqerisht, nuk e dija se ekzistonte një gjë e tillë si një veturë luksoze ruse”.
“Shpresoj që Kimi të ketë garanci më të gjatë”, tha ai me shaka. “Nuk jam i sigurt se nëse do të blija një veturë luksoze, Rusia do të ishte vendi ku do ta kërkoja”.
Edhe
Limuzina që Putini ia dhuroi Kimit është prodhuar me pjesë të “shtetit armik”
Motra e Kimit, Kim Yo-jong, ka thënë se “dhurata shërben si demonstrim i qartë i marrëdhënieve personale speciale mes liderëve” .
-
Putini i dhuron veturë gjysmë milioni euro Kim Jong Unit
-
Kim Jong Un i thotë Putinit se ishte “detyrë vëllazërore” ta ndihmonte Rusinë
-
SHBA-ja “tepër e shqetësuar” me kërcënimin e Putinit për ta furnizuar Korenë e Veriut me armë
-
Koreja e Veriut jep detaje të marrëveshjes së arritur mes Putinit e Kim Jong Un-it