Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini i dhuron veturë gjysmë milioni euro Kim Jong Unit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un një veturë luksoze të prodhimit rus, shkruan BBC.

Media shtetërore e Phenianit ka thënë se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kimit të dielën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte model Aurus, një sedan luksoz me përmasa të njëjta që përdoret edhe nga vetë Putini. Çmimi i tij është rreth 500 mijë euro.

Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.

Putin e mirëpriti Kimin në Vostochny në lindjen e largët ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.

Edhe Limuzina që Putini ia dhuroi Kimit është prodhuar me pjesë të “shtetit armik” Botë Limuzina që Putini ia dhuroi Kimit është prodhuar me pjesë të “shtetit armik”

Gjatë asaj vizite, udhëheqësi i Koresë së Veriut inspektoi limuzinën Aurus të Putinit.

Kim Jong-un besohet të jetë entuziast i veturave dhe se ka një koleksion të automjeteve të huaja luksoze.

Image