Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia italiane me Lamborghini dërgon veshka në spitale

Policia italiane ka përdorur superveturën Lamborghini për të dërguar dy veshka në pacientë që ishin qindra kilometra larg njëri-tjetrit.

“Duke udhëtuar për të dërguar dhuratën më të bukur të Krishtlindjes – jetën”, ka thënë në një postim në rrjetet sociale policia, bashkë me një fotografi ku tregohet një kuti e ndarë posaçërisht për të transportuar veshkat.

Policia bëri të ditur se dy personave u janë transplantuar veshkat.

Organet u dërguan nga Padua në spitalet Modena dhe më pas në Romë.

Lamborghini i cili ka shpejtësi maksimale 300km/h, ishte dhuratë për policinë nga prodhuesi i veturës. Vetura është përcaktuar për t’u përdorur në operacione normale policore, por edhe për transportin e gjakut dhe organeve.