Policia amerikane ndalon veturën e ndriçuar për festat e fundvitit
Autoritetet policore në Wyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaluan një veturë pasi ishte zbukuruar me drita për festat e fundvitit.
Upi ka shkruar se patrulla ndaloi veturën që po shkëlqente nga dritat e shumta, derisa ajo po shëtiste nëpër rrugë.
Për këtë rast Policia doli me sqarim për banorët.
“Asnjë person nuk duhet të drejtojë ndonjë automjet ose pajisje në asnjë autostradë me ndonjë llambë ndriçuese, në të cilën mund të shfaqen drita të kuqe ose blu...Dekorimi i veturës mund të duket interesant dhe festiv, por ju kujtojmë se është i paligjshëm. Mos harroni të qëndroni të sigurt kur festoni”, thuhet në apelin policor.
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
MPB: Vendosja e folieve të xhamave në vetura e ndaluar
-
Kina ndalon veturat me doreza të fshehura
-
Policia: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike