Kronikë

Policia: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike

sheprthimi-fishekzjarre

Policia e Kosovës ka njoftuar se në natën e ndërrimit të motmoteve janë raportuar incidente që lidhen  me pjesën e festimeve.

Siç bëhet e ditur, në disa rajone janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe gjithashtu edhe raste të lëndimeve të lehta nga arma e zjarrit.

Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve. Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri  dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në një komunikatë për media bëhet e ditur se në kuadër të planit operativ për festat, Policia ka shtuar mbikëqyrjen në ambientet ku pritej të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, pikëkalimet kufitare, aeroportit ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi.

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e  fund vitit dhe për Vitin e Ri,  ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës. Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi”, thuhet  në njoftim.