Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia për natën e Vitit të Ri: Kryesisht e qetë

Pamje nga Kamenica

Pamje nga Kamenica. Foto: Arian Mavriqi

Policia e Kosovës e ka vlerësuar “kryesisht të qetë” natën e Vitit të Ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka thënë se për festën e fundvitit ka hartuar dhe ka zbatuar një urdhër operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe pranisë policore në lokacione apo vende ku pritej përqendrim më i madh i qytetarëve.

Pos tyre, në fokus të urdhrit operativ, sipas Policisë ka qenë edhe mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare dhe Aeroporti.

“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot moteve, ka kaluar kryesisht i qetë i përcjellë me disa raste të ndryshme, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë rast me pasoja fatale, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore, dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatë.

Policia ka veçuar disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, zjarrvënies, lëndime trupore e armëmbajtje pa leje. Ka thënë se janë iniciuar raste për trajtim dhe kompetencë të mëtejmë ligjore.

Ndërkohë, sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike, trajtim kanë marrë 24 persona. Një rast në Prizren konsiderohet më i rëndi. Aty një i ri ka pësuar lëndime të rënda trupore nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një pikë shitjeje.