Policia e Kosovës ka publikuar edhe një komunikatë me të dhënat e fundit nga protesta që përshkallëzoi në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësorë si dhe 11 protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore po ashtu.
Siç thuhet tutje në njoftim, Policia e Kosovës ka intervenuar me gaz lotsjellës, përfshirë topin e ujit për të shpërndarë protestuesit me qëllim që të parandalohet eskalimi i mëtejmë i situatës.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejme të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur pajisjet e nevojshme policore, gazin lotsjellës përfshirë topin e ujit për shpërndarje të turmës”, thuhet në njoftim.
Tutje është thënë se tre persona janë shoqëruar në polici dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme ndërsa është dhënë detaje edhe për të lënduarit.
“Si pasojë e protestës dhe zhvillimeve në terren, mosrespektimit të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe rënies ndesh me ligjin, janë shoqëruar në stacion policor tre (3) persona/protestues, ndaj të cilëve të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj objekteve shtetërore dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë zyrtare, gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme njëmbëdhjetë (11) qytetarë/protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilëve po ashtu iu është ofruar ndihma mjekësore, informacione këto të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet”, thuhet tutje.
LIVE: Gaz lotsjellës, top uji e të paktën 17 të lënduar – bilanci i protestës së përshkallëzuar
-
Pas eskalimit të situatës, Policia del me njoftim
-
Syla: 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre polic
-
Policia po largon protestuesit nga sheshi “Skënderbeu”, fillon arrestimet
-
Përshkallëzimi i situatës para objektit të Kuvendit (Foto: Driton Paçarada/KOHA)
-
Përshkallëzohet situata në Prishtinë, tentohet shpërndarja e protestuesve me gaz lotsjellës dhe top uji