Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkaqeni i rrallë kapet në ujërat e SHBA-së

Studiuesit detarë në Kaliforni kanë filmuar për herë të parë një peshkaqen të bardhë të porsalindur, ka shkruar Upi.

Regjisori i filmave për kafshët e egra, Carlos Gauna dhe studenti doktorant në biologji, Philip Sternes, ishin në ujëra pranë Santa Barbara të Kalifornisë kur kapën pamjet me dron të peshkaqenit 5 metra të gjatë.

I porsalinduri ishte tërësisht i bardhë, në kontrast me ngjyrën e të bardhëve të rritur, që janë të bardhë në pjesën e poshtme të trupit, por gri në pjesën e sipërme.

“I zmadhuam imazhet, i vendosëm në lëvizje të ngadaltë dhe kuptuam se shtresa e bardhë po ‘dilte’ nga trupit. Unë besoj se ishte një peshkaqen i bardhë i porsalindur që hodhi shtresën e tij embrionale”, ka thënë Gauna.

Ky filmim sipas tij është i rrallë, pasi zakonisht, të porsalindurit e peshkaqenëve nuk mbijetojnë gjatë.

Edhe Zbulohet një specie e re majmuni Kuriozitet 1 j. më parë Zbulohet një specie e re majmuni

“Nëse është e vërtetë ajo që pamë, atëherë edhe kjo është monumentale sepse asnjë gjendje e tillë nuk është raportuar ndonjëherë për këta peshkaqenë”, ka shtuar ai.