Botë

Një 16-vjeçar sulmohet nga peshkaqeni në Australi

Sulmi nga peshkaqeni

Një adoleshent u kafshua nga një peshkaqen në bregun verior të New South Wales në Australi të dielën, ka raportuar DailyMail.

Por, djalin e shpëtoi një person që u hodh në ujë dhe e goditi me grusht peshkaqenin.

Pamjet u bënë virale pasi u pa peshkaqeni pranë bregut, derisa 16-vjeçari u lëndua në krah, në kyç të dorës dhe në këmbën e djathtë.

Ai u transferua me helikopter në spitalin më të afërt.

Gjithçka ndodhi për pak momente.