Arkeologët në Gjermaninë jugore kanë zbuluar skeletet e 1000 viktimave nga murtaja, duke gjetur atë që mund të jetë varri masiv më i madh i gërmuar ndonjëherë në Evropë, shkruan CNN.
Gropat e murtajës që përmbajnë eshtrat e të paktën 1000 viktimave janë zbuluar në Gjermaninë jugore. Së bashku, gropat mund të formojnë varrin më të madh të zbuluar ndonjëherë në Evropë, thonë arkeologët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGërmimet, të cilat u kryen para punimeve të ndërtimit në qytetin e Nurembergut, zbuluan tetë gropa, secila e mbushur me qindra skelete të të rriturve, fëmijëve dhe foshnjave që datojnë nga fundi i shekullit të 15-të dhe fillimi i shekullit të 17-të.
Arkeologët gjetën gjithashtu copa qeramike dhe monedha argjendi në dy gropa. Copat e qeramikave, sipas arkeologëve, përkojnë me shpërthimin e murtajës që ndodhi midis viteve 1622 dhe 1634, ndërsa monedhat datojnë rreth vitit 1619, sipas një deklarate të lëshuar nga kompania e gërmimeve arkeologjike “In Terra Veritas”.
“Një zbulim si ky nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe, sinqerisht, askush nuk mendoi se kjo ishte e mundur. Vendi ka një rëndësi të madhe për qytetin e Nurembergut”, kanë thënë nga departamenti i trashëgimisë së Nurembergut.
Nuremberg pësoi një seri epidemish murtajash midis viteve 1533 dhe 1634 që së bashku morën jetën e afërsisht 30 mijë njerëzve, thuhet në deklaratë. Ndërsa trupat grumbulloheshin, autoritetet urdhëruan që të varroseshin në varre masive jashtë oborreve të kishave të qytetit.
Njerëzit e varrosur sipas traditës mesjetare të krishterë u varrosën me kokën nga perëndimi dhe këmbët nga lindja “për të parë Krishtin duke ardhur nga lindja”.
Deri më tani, vetëm tre nga tetë gropat janë eksploruar plotësisht dhe është numëruar numri i të vdekurve në to. Një nga gropat përmbante 280 trupa, thanë arkeologët, megjithëse gjetën prova që disa mund të ishin hequr dhe zhvendosur. Në një gropë tjetër, u gjetën 150 trupa, por edhe ky numër mund të mos jetë i saktë për shkak të shpërthimit të një bombe në Luftën e Dytë Botërore që dyshohet se shpërtheu disa nga skeletet në vitin 1943.
Arkeologët kanë mbledhur deri në 1.000 trupa nga toka, por presin që ky numër të kalojë 1.500 në javët e ardhshme ndërsa gërmimet vazhdojnë.
