Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Gjermani gjendet një protezë që daton rreth gjashtë shekuj më parë

Një ekip arkeologësh gjetën në Gjermani një skelet njeriu me një protezë të lashtë metalike, që mendohet se daton nga periudha e shekullit të 15-të ose të 16-të.

Duke përdorur teknikat me karbon, ekspertët vlerësuan se personi ishte midis 30 dhe 50 vjeç dhe vdiq midis viteve 1450 dhe 1620, sipas Zyrës Shtetërore të Bavarisë për Ruajtjen e Monumenteve.

E bërë prej hekuri, proteza zëvendësoi katër gishtat e dorës së njeriut – gjë që i mahniti arkeologët, shkruan Reuters.

Edhe për ekspertët me përvojë, ky është zbulim i veçantë – pohojnë nga Zyra Shtetërore e Bavarisë për Ruajtjen e Monumenteve.

Rrethanat e humbjes së gishtërinjve dhe aplikimi praktik i protezës, tani për tani, mbeten të mistershme.

Walter Irlinger, kreu i departamentit të konservimit në zyrën bavareze, ka thënë se proteza ishte e palëvizshme.

Gërmimi u krye pranë kishës në Frising, afër Muenichut.

Edhe Shpata e lashtë prej bronzi gjendet në Gjermani Kuriozitet Shpata e lashtë prej bronzi gjendet në Gjermani

Ky zbulim i shtohet një koleksioni prej rreth 50 protezash të ngjashme të zbuluara në Evropën Qendrore nga mesjeta e vonë deri në periudhën e hershme moderne.

Konfliktet ushtarake nga vitet 1618 deri në 1648 mund të kenë kontribuar në rritjen e amputimeve dhe kërkesës për proteza.

Një nga zbulimet më të mëdha të këtij lloji është një gisht 2600 deri në 3400 vjeçar i gjetur në Egjipt dhe një protezë e këmbës që daton afërsisht në vitin 300 para Krishtit dhe është gjetur në Italinë e sotme.