Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri tentoi t’i ikte gjobës duke vendosur qenin në ulësen e shoferit

Autoritetet policore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndaluan një person në rrugë për mospërshtatje të shpejtësisë, por ai u mundua ta fshihte tërë rastin, shkroi Skynews.

Sipas policisë, shoferi pak para se të ndalohej tentoi ta vendoste qenin në karrigen e tij, e vet të kalonte te ulësja pranë, që të mos fajësohej për vozitje të shpejtë.

Kjo u hetua nga policia, ndërsa ai u ndalua dhe u arrestua në qytetin Springfield, në një zonë më pak banorë.

I dyshuari, që s’iu bë i ditur identiteti, u akuzua për vozitje nën ndikimin e alkoolit.