Policia sllovake ka gjobitur një burrë që ka vënë një qen në prehër gjatë vozitjes, gjë që në video duket krejt e pazakontë, sikur qeni po drejtonte veturën.
Policia në fshatin Sterusy, në verilindje të Bratislavës, nuk mund t'u besonte syve kur hasën në një pamje të pazakontë gjatë matjes së shpejtësisë, një qen i ulur përpara timonit të një veture Skoda.
Shoferi 31-vjeçar kishte shumë për të shpjeguar në polici. Jo vetëm pse ai po ngiste shumë shpejt, por edhe pse qeni i tij ishte në timon.
Pronari i veturës këmbënguli që kafsha e përkëdhelur u hodh papritur në krahët e tij. Por policia nuk e besoi, pasi – duke gjykuar nga video – nuk kishte asnjë lëvizje të papritur në veturë.
Policia ka thënë se drejtuesi i mjetit është dënuar me gjobë, por nuk ka sqaruar nëse është gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuara apo për mossigurim të kafshës shtëpiake në një mjet në lëvizje.
-
Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet dhe i merret patentë shoferi
-
Burri tentoi t’i ikte gjobës duke vendosur qenin në ulësen e shoferit
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Goditi qenin duke e lënë të palëvizshëm, i dyshuari intervistohet nga Policia që po e heton rastin