Një person që tentoi t’iu ikte zyrtarëve policorë në Michigan të SHBA-së, u kap më pas me një aligator në veturë.
Siç shkruan “Upi” të martën, shoferi po ngiste me shpejtësi më të lartë sesa lejohej në atë zonë, e kur policët lokalë tentuan ta ndalonin, nuk iu nënshtrua urdhrit. Autoritetet arritën ta lokalizonin 40-vjeçarin, që më pas e arrestuan, e pas kontrollit të veturës, hasën në një aligator.
“Pasagjeri” kafshë, gjithashtu “u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes”, por autoritetet e ndaluan për ta dërguar në mbajtje.
“Karen (emri i aligatorit v.j.), nuk po përballet me asnjë akuzë aktualisht. Besojmë se ishte vetëm pjesëmarrës i pavullnetshëm në incident dhe nuk besojmë se ka pasur kontroll mbi veturë”, deklaruan me humor autoritetet policore.
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Arrestohet në Klinë i dyshuari për lëndim të policit gjatë tentativës për t’i ikur kontrollit
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe