Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapet aligatori në Idaho, autoritetet nisin “hetimet”

Një aligator trupvogël u kap në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan autoritetet, pa pasur informacion se nga ka dalë.

“Upi” shkroi të shtunën se zyrtarët e kafshëve të egra u njoftuan nga një banor i zonës Neë Plymouth, që tha se hasi në kafshën gjersa po shëtiste me qenin.

Pa pasur frikë, burri tha se e mori aligatorin dhe ua dërgoi autoriteteve me qëllim që t’i gjendet pronari.

“Sipas të gjitha gjasave, ky aligator u lirua nga dikush dhe ne jemi të interesuar t’ia gjejmë pronarin”, deklaroi zyrtari rajonal i mbrojtjes së kafshëve, Matt O’Connell.

Në Idaho nuk lejohet mbajtja e aligatorëve, pa lejen e shtetit.