Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikani lëviz në qytet me lopën në automjet

Policia në Nebraska të SHBA-së ka reaguar ndaj një thirrjeje se një ngasës kishte futur në automjet lopën e tij. Policia amerikane ka njoftuar se nuk i është dashur shumë kohë për ta gjetur automjetin në të cilin ishte futur lopa gjigante.

Policia gjithashtu ka thënë se kjo ishte lopë dhe jo dem ani pse kishte përmasa gjigante. Ngasësi Lee Meyer kishte drejtuar automjetin për vite të tëra në këtë formë, madje kishte bërë një ndërhyrje duke hequr pjesën e djathtë të automjetit për t’i bërë vend lopës, të cilën e kishte siguruar duke e lidhur.

Policia ka thënë se ishte e qartë se Meyer ka bërë shkelje në trafik, por kësaj here e ka falur me vërejtjen për t’u kthyer në shtëpi.