Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet

Foto ilustrim

Një person ka tentuar ta godasë me veturë policin që i kishte dhënë shenjë-urdhrin për ndalje në Prishtinë, njoftoi Policia. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhërin që të ndalet. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.