Një pasagjer u dërgua në spital mbrëmjen e së premtes pasi u hodh nga një aeroplan në lëvizje në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, thanë autoritetet.
Fluturimi 5365 i United Express, operuar nga SkyWest, po largohej nga njëra portë pak pas orës 7 pasdite kur burri u përpoq pa sukses të thyej kabinën e pilotit, atëherë arriti të hapte derën e shërbimit dhe u hodh poshtë përmes derës së urgjencës në pistë.
Burri u mor në paraburgim, u trajtua për dëmtime të lehta dhe u dërgua në spital, thanë autoritetet.
Aeroplani më pas u kthye aty ku kishte qenë. Ishte akoma atje orë më vonë.
Askush tjetër në bordin e avionit nuk u plagos, ndërsa FBI-ja po heton rastin, raporton AP.
Artikuj të ngjashëm
-
Personi hyn në pistën e aeroportit në Denver, goditet për vdekje nga aeroplani
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
-
Një burrë vdiq pasi u thith nga motori i një aeroplani në Milano
-
Pasagjeri grushton një tjetër që po flinte në aeroplan
-
Piloti jashtë detyrës akuzohet se tentoi ta rrëzonte aeroplanin e Alaska Airlines