Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasagjeri grushton një tjetër që po flinte në aeroplan

aeroplan

Foto: Associated Press

Një burrë po përballet me akuzë për sulm të rëndë pasi sulmoi një pasagjer që po flinte gjatë një fluturimi.

Një agjent i FBI-së ka thënë se burri e grushtoi tjetrin që po flinte vazhdimisht në fytyrë dhe kokë, duke e lënë atë të përgjakur, para se një pasagjer tjetër ta largonte viktimën.

Sulmi në fluturimin e “United Airlines” nga San Francisco në Virginia zgjati rreth një minutë, raportoi AP.

“Falë veprimit të shpejtë të stafit tonë dhe pasagjerëve, një pasagjer u arrestua pasi u bë agresiv ndaj një pasagjeri tjetër”, ka thënë linja ajrore përmes një komunikate.

Linja ajrore shtoi se ishin 82 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë në aeroplan.

Edhe Pasagjeri kafshon stjuardesën, aeroplani detyrohet të aterrojë Kuriozitet Pasagjeri kafshon stjuardesën, aeroplani detyrohet të aterrojë

Sipas agjentit, burri u çua nga ulësja e tij dhe përdori tualetin para se ta sulmonte pasagjerin tjetër.

Burri u dërgua në një ulëse tjetër dhe u la nën vëzhgimin e pasagjerit që e ndaloi sulmin. Burri thuhet se nuk njihej me pasagjerin që e sulmoi.