Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pasagjeri kafshon stjuardesën, aeroplani detyrohet të aterrojë

Një pasagjer i një linje ajrore amerikane dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë gjatë fluturimit, duke detyruar aeroplanin të kthehej në Tokio.

Fluturimi ANA 181 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios, por u rikthye pas një ore aty edhe pse destinacion kishte Seattlen.

Pasagjeri është arrestuar kur aeroplani aterroi.

Stjuardesa pësoi lëndime të vogla, shkroi CNN. 

Nuk është hera e parë e një kafshimi në aeroplan. Në vitin 2022, dy pasagjerë u gjobitën për goditje dhe kafshim të ekipit dhe pasagjerëve të tjerë.