Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Italiania grushton dhe pështyn punonjësit në aeroplan, stafi e lidh për karrige

Ekipi i një linje ajrore indiane e ka lidhur një italiane për karrigen e saj gjatë fluturimit pasi ajo e grushtoi një anëtar të stafit dhe pështyu një tjetër.

Gruaja që po udhëtonte nga Abu Dhabi, u arrestua në Mumbai dhe më pas u lëshua.

Avokati i saj e mohoi ngjarjen dhe tha se ishte “ngjarje e falsifikuar”, raportoi BBC.

Por, linja ajrore Vistara tha se stafi u deshtë ta lidhte gruan për shkak të sjelljes së saj të vazhdueshme të dhunës.

Dikush nga stafi kishte thënë në polici se pasagjerja e kishte grushtuar njërin dhe kishte pështyrë tjetrin.

Sipas ankesës së tij, anëtari i stafit kishte kundërshtuar pasi gruaja kishte lëvizur nga ulësja e klasës ekonomike për t’u ulur në “business class”.

Edhe Pasagjeri grushton një tjetër që po flinte në aeroplan Botë Pasagjeri grushton një tjetër që po flinte në aeroplan

Po ashtu, ajo u akuzua edhe për ndotje të aeroplanit.

Vistara shtoi se kapiteni i fluturimit e lëshoi një letër paralajmërimi dhe vendosi që ta lidhte pasagjeren për shkak të sjelljes së saj.