Një person është arrestuar në Boston të hënën, pasi ai kishte tentuar të hapte derën emergjente të aeroplanit e më pas goditi në qafë tri herë me një lugë të metaltë të prishur stjuardesen që e raportoi rastin, bën të ditur CNN.
Francisco Torres (33) nga Massachusetts ishte në aeroplanin që fluturoi nga Los Angelesi në Boston.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo33-vjeçri po përballet me akuza për pengim të fluturimit e po ashtu përdorim i një arme të rrezikshme ndaj një stjuardese.
Gjatë fluturimit u paraqit sinjali se po tentohet të hapet dera. Kur njëra nga stjuardeset u afrua, pa që rrezja e derës nuk ishte në pozitën e duhur. Foli me Torresin që ishte afër derës. Torres e pyeti nëse ka fakte apo xhirime të kamerave se ai ka prekur derën. Kur stjuardesa lajmëroi pilotin duke i thënë se mendon se pasagjeri është i rrezikshëm, Torres reagoi dhe e goditi tri herë atë në qafë me një lugë metalike që ishte e prishur. Më pas Torresi u ndalua nga pasagjerët tjerë.
Ai u arrestua në aeroportin e Bostonit.
Torres u ka thënë hetuesve se kishte thyer lugën në tualet për ta përdorur si armë. Ai tha se tentoi të hapte derën dhe se i erdhi “ideja të kërcente nga aeroplani”. Po ashtu tha se “po tentonte ta mbronte veten pasi mendoi se stjuardesët po tentonin ta vrisnin”.
Kompania e fluturimeve United Airlines ka vendosur që më mos ta lejojë në aeroplanë të saj Torresin.