Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një grua shtie brenda aeroportit të Dallasit, policia e qëllon

Një 37-vjeçare ka qëlluar disa herë me armë, siç duket drejt tavanit, brenda Aeroportit të “Love Field” në Dallas të hënën para se një polic ta qëllonte dhe ta plagostë, raportoi AP-ja.

Gruaja arriti në aeroport dhe u fut brenda afër sporteleve të biletave dhe më pas hyri në tualet, ka thënë policia. Ajo doli e veshur me një bluzë me kapele apo me disa rroba të tjera që nuk i kishte veshur kur hyri, e nxori armën dhe gjuajti disa herë, siç tha policia, dukej se në tavan.

“Në këtë pikë, ne nuk e dimë me siguri se cili ishte qëllimi i individit”, tha policia.

Një polic që ndodhej afër e qëlloi gruan dhe e plagosi duke e bërë të mundur kapjen e saj. Ajo u dërgua në spital.

“Nuk u lëndua asnjë individ tjetër përveç të dyshuarës”.

Aeroporti tha se kishte suspenduar fluturimet dhe se do të riktheheshin posa policia të kryente hetimin.