Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikania i fitoi “rastësisht” 50 mijë dollarë në lotari

Fitoi 250 mijë dollarë para dy vjetësh, gruaja nga Karolina kap edhe 200 mijë nga i njëjti dyqan

Një grua "rastësisht" u fut për të blerë tiketa lotarie, por që në fund i fitoi 50 mijë dollarë, shkroi “Upi” të dielën.

Gruaja nga Karolina e Jugut në SHBA rrëfeu se doli për të blerë pica, por që më pas vendosi të futej në një dyqan për të blerë disa tiketa.

“Unë nuk luaj shumë, i bleva ato dhe madje nuk i gërvishta menjëherë”, deklaroi ajo, derisa tha se kur luajti, kuptoi më pas se numrat e përzgjedhur ishin fitues.

“Nuk e besova, madje as familja ime në fillim s'e besoi”, shtoi ajo, duke bërë të ditur se paratë do t'i shfrytëzojë për kursime.