Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në fillim u zhgënjye, por më vonë një grua kuptoi se i fitoi 50.000 dollarë

Fitoi 250 mijë dollarë para dy vjetësh, gruaja nga Karolina kap edhe 200 mijë nga i njëjti dyqan

Një grua nga Maryland tha se ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe bleu një biletë lotarie duke bërë që t’i fitojë 50.000 dollarë.

Ajo u tha zyrtarëve të lotarisë se zakonisht ajo blen bileta për shuma më të mëdha parash.

“Unë jam në fakt një lojtare e lojërave jackpot”, tha ajo. “Por herë pas here më kanë rënë në sy edhe lotaritë e tilla”.

Ajo ishte ndalur në një pompë derivatesh dhe nga aty kishte blerë biletën.

“Në vend që të merrja biletat e mia të zakonshme Mega Millions dhe Powerball, për disa arsye, ndryshova mendje”, tha ajo.

Ajo tha se pasi mori biletën kishte parë një simbol dhe jo një numër siç ndodhë zakonisht.

“Nuk kisha numër, gjë që ishte zhgënjyese”, kujton ajo. “Por aty kishte një simbol në vend të një numri”.

Edhe Amerikania fitoi 50.000 dollarë në lotari pas u inkurajua nga i dashuri të luante Kuriozitet Amerikania fitoi 50.000 dollarë në lotari pas u inkurajua nga i dashuri të luante

Simboli doli të nënkuptojë se gruaja kishte fituar një çmim prej 50,000 dollarësh.

“Ishte tronditje. Nuk e besoja. A mund të ishte vërtet 50,000 dollarë?”, tha ajo.

Gruaja tha se do të ndajë fitimet e saj me familjen.