Një grua nga Washingtoni tha se dëshira e saj për një pije të freskët e çoi atë në fitimin e një çmimi prej 100,000 dollarësh nga Lotaria e Maryland.
Gruaja 29-vjeçare u tha zyrtarëve të Lotarisë së Marylandit se u ndal në 7-Eleven në Central Avenue në Capitol Heights sepse kishte etje dhe donte një pije të ftohtë.
Ndërsa ishte në dyqan, gruaja vendosi të blinte një palë bileta Pick 5 duke përdorur numra të bazuar në ditëlindjen e një anëtari të familjes.
Dy bileta të cilat i kushtuan dy dollarë, i dhanë asaj dy herë nga 50.000 dollarë.
Fituesja tha se paratë e fituara do t’i shpenzojë për t’i paguar faturat.