Një grua nga Michigani ka fituar një lotari në vlerë prej 925.434 dollarësh.
Por 39-vjeçarja ka treguar se ishte shumë afër për ta humbur atë tiketë, pasi fillimisht pasi e kishte gërvishtur kishte menduar se nuk ishte tiketë fituese.
“Çdo disa javë, unë dhe burri im shkojmë në dyqan dhe blejmë një tufë biletash dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe i gërvishtim”, tha ajo. “Ndërsa ishim në dyqan, pashë që çmimi i parë i Fast Cash po shkonte afër 1 milion dollarë, kështu që bleva disa bileta Fast Cash. Kur u kthyem në shtëpi, shikova biletën e Fast Cash dhe mendova se nuk ishte fituese”, tha ajo.
Ajo tha se vendosi të skanonte biletën duke përdorur aplikacionin Michigan Lottery në vend që ta hidhte menjëherë, dhe kjo doli të ishte një zgjedhje me fat.
“Kur shuma prej 925,434 dollarë doli në ekran, mendova se diçka nuk ishte në rregull me skanerin. E shikova përsëri biletën dhe kur pashë që me të vërtetë fitova, u trondita”, tha ajo.
-
Në fillim u zhgënjye, por më vonë një grua kuptoi se i fitoi 50.000 dollarë
-
Amerikania fitoi lotarinë me vetëm 5 dollarë
-
“1 milion euro në bërllok”, mbledhësit e mbeturinave “shpëtojnë” biletën e lotarisë në Itali
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe
-
Amerikania bëhet milionere me loto