Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe

Lotaria

Një amerikan i ka fituar tre milionë dollarë nga lotaria në Missouri. Upi ka shkruar se ai ishte ndalur në dyqan të blinte drekën, kur vendosi të merrte edhe një tiketë lotarie.

Ai tha se tiketa ishte gërvishtëse dhe vonë e kuptoi se me tiketën që kushtoi 30 dollarë u bë milioner.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë normalisht nuk i luaj tiketat 30-dollarëshe, por duke qenë se më parë i kisha fituar 60 dollarë nga lojëra të tjera, mendova 'pse jo'”, ka shtuar burri që s'iu bë i ditur identiteti.

Ai ka theksuar se është befasuar jashtë mase me xhekpotin, derisa shtoi se iu desh kohë bashkëshortes që ta besonte lajmin.