Një burrë nga Karolina e Veriut (SHBA), mori një tiketë lotarie gërvishtëse për ditëlindje e përfundoi me 100.000 dollarë në xhep.
Sipas Upit, Omar Thaher u tha zyrtarëve të Lotarisë se një mik ia bleu tiketën me 30 dollarë për ditëlindje, por kur dolën rezultatet, shifrat e tiketës së tij ia dhuruan çmimin e madh.
“Ishte si një ëndërr. Unë kurrë nuk kam fituar asgjë më parë”, ka deklaruar ai Thaher.
Ai ka shtuar se me ato para do të mendojë blerjen e një shtëpie dhe një udhëtim me familje.